Karakas, 27 janar – Qeveria e Venezuelës mbrëmë i ka hedhur poshtë kërkesat e vendeve evropiane që së shpejti të shpallë zgjedhje të reja presidenciale.
Lideri i partisë qeveritare Diosado Kabelo, theksoi se liderët siç është kryeministri spanjoll Pedro Sançez do të duhet të mendojnë dy herë para se Venezuelës t’i “mbajnë ligjëratë” për demokraci.
“Kush e zgjodhi atë? Askush nuk mund të vijë dhe të na urdhërojë”, potencoi Kabelo.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini paraprakisht porositi se do ta njohë liderin opozitar Huan Gaido për kryetar nëse Qeveria shpall zgjedhje të reja gjatë ditëve në vijim.