Shkup, 10 korrik – Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e shëndetësisë vazhdojnë me realizimin e reformave që e avancojnë shëndetësinë dhe kushtet për punë të personelit mjekësor.
Është përgatitur hartë e institucioneve publike shëndetësore me konfirmim të saktë të mugesës së stafit në çdo institucion. Në bazë të saj do të shpallen konkurset për specializim.
Mjekët e rinj punësohen menjëherë pas diplomimit, ndërsa si motiv shtesë 10 studentët më të mirë në çdo gjeneratë do të përfitojnë specializim pa pagesë.
Tashmë janë rritur koeficientat për kujdestari, ndërrimi i natës dhe puna shtesë. Mjekët me atë do të marrin nga 3.000 deri 10.000 denarë dhe pagë më të madhe në krahasim me pagat që i kanë marrë para tre muajve. Pagat janë rritur nga 20 deri 40%. Tjetër, nga shtatori pason rritje prej 5 % e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.
Në shtator parashihet shpallja e konkursit për specializime shtetërore me kuota të rritura, ndërsa numri dhe lloji i specializimeve do të krijohet sipas vlerësimeve nga terreni. Për herë të parë në Maqedoni janë siguruar mjete për pagesën e kompensimit të specialistëve privat për angazhimin e tyre dhe punë e paguar në vlerën minimale të pagesës së mjekut të përgjithshëm. Tashmë kanë filluar pagesat për rreth 200 specializantë, dhe gjithahtu do të paguhen edhe 92 tjerë që janë regjistruar në specializim në konkursin e janarit të këtij viti.
Rritja e pagave, pagesat më të larta për kujdestari dhe ndërrim të natës, si dhe edukimet dhe trajnimet e mjekëve nga ekspertë të huaj janë masa përmes së cilave bëhen hapa për parandalimin e largimit të mjekëve nga Maqedonia. Gjithashtu, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e shëndetësisë punojnë me përkushtim në përmirësimin e kushteve për punë, si dhe në modernizimin e procesit mësimor, investime në pajisje të reja dhe modern dhe reformimin e tërësishëm të sistemit shëndetësor në Maqedoni.