Shkup, 12 mars – Qeveria sot në seancë e shqyrtoi informacionin për ndikimin e Bregzitit ndaj ekonomisë së Maqedonisë. Është obligim që Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Doganave të dorëzojë Propozim-vendim për vendosjen e masave autonome me zbatim të kushtëzuar prej 30 marsit të këtij vitit, njofton gazeta KOHA.
Të obliguara janë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë të dorëzojnë te Qeveria informacion për trajtimin e mallrave të Maqedonisë gjatë eksportit në Mbretërinë e Bashkuar në rast të “Bregzitit të fortë” dhe për gjetjen e zgjidhjeve për import pa dogana të prodhimeve me origjinë nga Maqedonia.(koha.mk)