Qeveria e Shqipërisë ka pranuar të gjitha kërkesat e studentëve

Tiranë, 27 dhjetor – Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se ka përmbushur kërkesat e studentëve nëpër universitete shtetërore që këtë muaj e bojkotuan mësimin më shumë se dy javë.

Në dokumentin qëndron se Qeveria ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe ka vendosur t’i përmbush të gjitha kërkesat e studentëve.

Taksat për studim do të ulen për studentët më të mirë, të cilët do të marrin 10.000 lekë (92.5 dollarë) në muaj bursë. Të gjithë të tjerët do të paguajnë taksa dyfish më të vogla.

Pakoja përfshin edhe rritje të buxhetit, që ndahet për universitetet shtetërore, për pesë për qind nga bruto prodhimi vendor dhe strehim më të mirë të studentëve.

Një nga organizatorët e protestave, grupi i ashtuquajtur “Për universitetet” ka deklaruar se vendimi i Qeverisë ka ardhur shumë vonë. Grupi nuk është i kënaqur nga taksa e lartë për shkallën e magjistraturës.