Shkup, 28 shtator – Sot jemi në Komunën Petrovec në nivel të lartë të udhëheqësisë së partisë VMRO-DPMNE dhe të Komitetit komunal në takime me qytetarë për fazën përfundimtare të programit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që e përgatit VMRO-DPMNE, ka thënë Trajko Sllavevski, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së.
“Është traditë partia programet e deritanishme në 20 vitet e kaluara t’i përgatit në bashkëpunim me qytetarët. Kuptohet se mbledhim ide që më vonë do të përpunohen nga ekipet tona të ekspertëve, të Komisioneve e cila do të ofrojë përgjigje për çështjet e mësipërme në Maqedoni që siç shohim nuk zgjidhen. Jemi dëshmitarë të asaj se Qeveria e Zaevit e drejtuar nga LSDM dhe BDI premtoi shumë, nuk realizoi pothuajse asgjë. E shpallën vitin 2019 për ekonomik, ndërsa nuk shohim asnjë progres”, është shprehur Sllavevski.
Deri tani, ka vazhduar ai, fokusi ka qenë vetëm në ndryshimin e emrit dhe marrëveshjen me Bullgarinë.
“Anëtarësimi në NATO dhe BE ende duket si perspektivë e largët dhe ne punojmë që ajo të ndodhë sa më shpejtë por jemi të vetëdijshëm se problemet e qytetarëve nuk zgjidhet me automatizëm me anëtarësimin eventual në NATO.
Ne i vlerësojmë idetë e qytetarëve dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për çdo problem të tyre”.