Bukuresht, 18 qershor – Parlamenti rumun e hodhi poshtë sot votimin e mocionit të votëbesimit për qeverinë e kryeministres Viorika Dançilla të shtruar prej disa partive opozitare, transmeton KOHA.
“Pro” mosbesimit të qeverisë votuan 200 deputetë, ndërsa të nevojshëm ishin 233. Shtatë të përzgjedhur të popullit votuan “kundër” dhe tre ishin “të përmbajtur”.
“Votimi i mocionit të votëbesimit nuk i grumbulloi votat e nevojshme, që të pranohet”, deklaroi kryetari i Parlamentit Marçel Çolaku nga Partia Socialiste në pushtet.