Shkup, 13 gusht – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore, me anë të një komunikate ka theksuar nevojën për formimin e qeverisë së re, e cila sipas tyre do të duhet të ketë prioritt ekonominë.
“Ekonomia e Maqedonisë së Veriut po kalon nje krizë të thellë me të cilën nuk janë ballafaquar asnjëherë as kompanitë e as institucionet shtetërore. Burimi kryesor i kësaj krize është pandemia COVID-19, prandaj është më se i rëndësishëm themelimi i Qeverisë së re dhe funksionimi i plotë i institucioneve shtetërore, me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara dhe projeksionimit të hapave të mëtejmë për atë se si do të zhvillohen proceset dhe programet për rimëkëmbje të ekonomisë, e cila paraqet një nga shtyllat kryesore të shtetit”, thuhet në kumtesën e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore.