Shkup, 9 maj – Maqedonia së shpejtë do të bëhet me qeveri të re më orientim reformator dhe integrues dhe që do të ketë përkrahje të menjëhershme nga vendet kryesore të BE-së dhe SHBA. Sipas burimeve të sigurta partiake të gazetës KOHA, subjektet që do të participojnë në Qeverinë e re janë: LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët me gjithsej 62 deputetë, ndërsa përkrahje do t’i japin Lëvizja BESA me 5 dhe PDSH me 2 deputetët e saj. Mbetja jashtë koalicionit Lëvizjes BESA, sipas këtyre burimeve, është për shkak të insistimit të BDI-së. Ndërkaq, siç po shkon rrjedha e ngjarjeve, tre subjektet e shumicës parlamentare do të presin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)