Bukuresht, 4 nëntor – Qeveria e re rumune, e kryesuar nga kryeministri Ludovik Orban, sonte e dha betimin para presidentit Klaus Joanis në Pallatin presidencial Kotroçanj në Bukuresht, transmeton gazeta KOHA.
Qeveria paraprakisht e fitoi besimin e Parlamentit, pas çka Joanis nënshkroi dekret për formimin e Qeverisë së re.
Qeveria e re ka një nënkryetar dhe 16 ministra.
Qeverisë paraprake socialdemokrate të ish-kryeministres Viorika Dançilla i është votuar mocion i votëbesimit më 10 tetor.(koha.mk)