Romë, 4 shtator – Kryeministri italian Xhuzepe Konte formoi qeveri të re, koalicioni mes Lëvizjes 5 yje dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë, e cila nesër në orën 10 do të japë betimin, kumtoi sot Pallati presidencial.
Gjashtë ditë pasi presidenti italian Serxho Matarella ia besoi mandatin Kontes që të formojë koalicion të ri, ai sot e njoftoi shefin e shtetit se ka pasur sukses që ta bëjë këtë.
Konte i prezantoi anëtarët e kabinetit të tij të ri në të cilin evropiani i parë dhe eurodeputeti i Partisë Demokratike Roberto Gvaltileri do ta ndërmarrë funksionin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Lideri i Lëvizjes 5 yjet, Luixhi di Majo do të jetë shefi i ardhshëm i diplomacisë, përderisa ministre e re e Punëve të Brendshme është Luçana Lamorgese. Ministria e Mbrojtjes i është besuar një anëtari të shquar të Partisë Demokratike, Lorenco Gerini.
Ceremonia e inaugurimit të qeverisë së re do të mbahet nesër në orën 10 në pallatin Kuirinale, selia e presidentit italian.
Në qeverinë e re nuk ka përfaqësues të partisë Liga të liderit të djathtë Mateo Salvini, të cilët ishin në koalicionin paraprak.
Qeveria e parë 14 muajshe e Kontes ra muajin e kaluar kur Salvini e tërhoqi partinë e tij anti emigrante Liga nga koalicioni në tentim të pasuksesshëm që të veprojnë zgjedhje të parakohshme që të bëhet kryeministër.