Shkup, 19 nëntor – Qeveria e miratoi Strategjinë për transparencë për periudhën 2019-2021 me Planin veprues i cili orientohet drejtë avancimit të ambientit për transparencë dhe besim në punën e institucioneve në prag të integrimit të vendit në BE dhe NATO, transmeton gazeta KOHA.
Strategjia, siç kumtoi sot paradite shërbimi i qeverisë për informim, është miratuar me propozim të ministrit pa dikaster i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë.
Në seancën e sotme është miratuar edhe vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit nacional për siguri kibernetike dhe janë angazhuar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punëve të Brendshmesh dhe Ministrinë e Mbrojtjes të emërojnë anëtarë të Grupit punues ndërsektorial për mbështetje profesionale-operuese dhe logjistike të Këshillit kombëtar për siguri kibernetike.(koha.mk)