Qeveria e miratoi Strategjinë e re për mbrojtje

Shkup, 17 shtator – Qeveria në seancën e sotme të 154-të të rregullt e shqyrtoi dhe miratoi informacionin me Draft-strategjinë për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e detyroi Ministrinë e Mbrojtjes që në afat prej shtatë ditëve nga miratimi i informacionit që ta dorëzojë Strategjinë për Mbrojtje deri te Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski për sjelljen e tij.

Strategjia rrjedhëse për mbrojtje është sjellë në vitin 2010, ndërsa si rezultat i dinamikës së sigurisë, kërcënimet bashkëkohore të sigurisë dhe sfidave, por edhe si rezultat i statusit të ndryshuar të vendit në korniza ndërkombëtare, Ministria e Mbrojtjes përgatiti draft të Strategjisë së re për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strategjia e re i identifikon karakteristikat e mjedisit bashkëkohor të sigurisë, jep drejtime për zhvillim të mëtutjeshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe aftësive të sistemit për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe drejtime për sinkronizim dhe avancim të planifikimit në mbrojtje, sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së.

Në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes në seancën e sotme është konfirmuar Propozim-ligji për informacione të klasifikuara.

Me Propozim-ligjin për informacione të klasifikuara rregullohet sistemi për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësohet ruajtja e nivelit të lartë të harmonizimit dhe rregullativat e NATO-s dhe BE-së, ndjekjen e trendeve rrjedhëse në praktikat gjatë udhëheqjes me informacionet e klasifikuara, si dhe precizimin e çështjeve të caktuara në lidhje me sfera të tjera që kanë lidhje me punën e Drejtorisë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara.

Propozim-ligji i ri e ka parasysh bazën ligjore për sjelljen e aktit nënligjor i cili e rregullon kriptombrojtjen në mbrojtje, ndërsa sipas proceseve integruese të vendit në NATO dhe BE, është parë nevoja për zgjerim të kompetencave të Drejtorisë në domenin e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara me organizatat ndërkombëtare.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin në lidhje me nevojën për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Konventës për uljen e pashtetësisë së Kombeve të Bashkuara nga viti 1961.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për uljen e pa shtetësisë nga viti 1961, është instrument primar ndërkombëtar i cili e trajton problemin e pashtetësisë. Qëllimi thelbësor i Konventës është që ta shënojë arritjen e shtetësisë për ata persona të cilët do të ishin pa shtetësi dhe të cilët kanë lidhje adekuate me shtetin përmes lindjes në territorin e tij ose origjinës nga shtetasit e tyre, si dhe ruajtjen e shtetësisë nga ana e atyre personave të cilët do të bëheshin persona pa shtetësi nëse e humbin shtetësinë.

Qeveria sot e solli edhe informacionin për aktivitetet në drejtim të zbatimit të masave kyçe nën dimensionin e Antikorrupsionit nga Strategjia për Evropën Juglindore 2020 dhe e obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit me shkresë dhe këtë vit shkollor që t’i njoftojë të gjitha shkollat fillore për nevojën e planifikimit të përmbajtjeve antikoruptuese në programet e tyre vjetore.

Në bazë të shkresës, pritet që në vitin shkollor 2019/2020 shkollat t’i realizojnë aktivitetet e planifikuara nga programet e tyre vjetore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet në lidhje me edukimin antikorruptues të nxënësve.

Në seancën e sotme, Qeveria solli Propozim-vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit dhe për pjesëmarrje në operacion paqësor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë.