Shkup, 23 korrik – Qeveria në seancën e 146-të e miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike. Vendimi është marrë që të dërgohet në miratim në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.
Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Ministria e Drejtësisë propozoi, ndërsa Qeveria sot e pranoi që në procedurë kuvendore të dërgohet edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të harmonizimit terminologjik me Propozim ligjin për Prokurorinë Publike.