Qeveria e miratoi Projekt-ligjin për amnistinë

Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi projektligjin për amnisti. Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë ta ripërpilojë tekstin e Projekt Ligjit për Amnisti,  si tekst i një projekt-ligji që miratohet me procedurë të rregullt dhe të parashikojë një dispozitë me të cilën do të përcaktohet data, që lidhet me veprat penale të parashikuara nga dispozitat i këtij projekt-ligji të kryera deri më 20.09.2017.

Qeveria, sipas pres shërbimit,  e theksoi nevojën për të organizuar një debat publik dhe një debat të hapur mbi këtë temë dhe e angazhoi  Ministrinë e Drejtësisë që ato t’i organizojë sipas tekstit të dispozitave të Projekt-ligjit dhe në Qeveri të parashtrojë një tekst të ri të korrigjuar të projekt-ligjit për amnistinë, pas kalimit të periudhës së konsultimeve dhe pas përfundimit të debateve publike dhe debateve të hapura.