Shkup, 8 janar – Qeveria në seancën e sotme të 114-të e miratoi propozim-programin për punën e vet në vitin 2019, i cili është në pajtueshmëri me Programin për punë të Qeverisë 2017-2020 dhe Metodologjinë për planifikim strategjik dhe hartimin e Programit vjetor.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Programi është në funksion të realizimit të të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve prioritare për vitin 2019 të Qeverisë: zhvillim të ekonomisë, rritje të punësimit produktiv dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve; Republika e Maqedonisë – anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian; luftë vendimtare dhe joselektive me krimin e organizuar dhe korrupsionin; përforcim të sundimit të së drejtës, përmes zbatimit të paanshëm dhe jodiskriminues të ligjeve, ndërtim të institucioneve të pavarura dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale.
Në prioritetet strategjike janë edhe: reformat në arsim dhe investim në inovacione dhe teknologji informatike; reforma në gjyqësi; zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtim të shtetit qytetar dhe kohezionit etnik mbi parimet e tolerancës së ndërsjellë dhe respektim dhe ulje të ndotjes së ajrit.