Shkup, 27 tetor – Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 33-të, në të cilën ka vetëm katër pika për të cilat ministrat duhet të diskutojnë. Pika e parë e rendit të ditës është iniciativa për shtyrjen e projektit “Stacion pranues për ujërat e zeza në Shkup”. Ministrat do të diskutojnë edhe për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëfinancimin e projektit “Përmirësim i infrastrukturës për mbledhjen e ujërave të zeza për qytetin e Shkupi” mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedoni. Përveç këtyre dy pikave, në seancën e sotme do të diskutohet edhe për disa çështje kuadrovike dhe propozime.