Qeveria e Maqedonisë do të jetë garantuese për blerjen e autobusëve ekologjik

Në sesionin e 105-të të Qeverisë, u vendos që granti prej 70 milion euro të vihet në veprim në pjesën hekurudhore Beljakovce-Kriva Pallankë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu Qeveria e Republikës së Maqedonisë, miratoi propozim ligjin për Garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas marrëveshjes së huas për financimin e blerjes së autobusëve të ri për qytetin e Shkupit (NP), që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe kompanisë për Transport Publik në Shkup.

Sipas njoftimit të qeverisë, shuma e përgjithshme e projektit është 12 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro do të sigurohen nëpërmjet një kredie nga BERZH, ndërsa 2 milion euro do të sigurohen nga buxheti i NP Shkup. NP Shkup do të merr fonde hua në vlerë prej 10.000.000, ndërsa Republika e Maqedonisë do të lëshojë një garanci shtetërore.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e sotme, qeveria shqyrtoi propozimin për emërimin e konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës, me seli në Graçanicë, dhe pranoi që në këtë pozicioni të jetë Rasim Mljaku, shtetas i Republikës së Kosovës, për funksionim të krijimit të bashkëpunimit më të ngushtë me Republikën e Maqedonisë, kryesisht në aspektin ekonomik.