Qeveria malazeze i përgënjeshtron pohimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se kryeministri malazez Dushko Markoviq gjatë qëndrimit në Beograd në vitin 2017 ka premtuar se Mali i Zi do të mbajë llogari për interesat e Serbisë para datave të rëndësishme.
“Kryeministri Dushko Markoviq vitin e kaluar asgjë nuk i ka premtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por vetëm ka folur për avancimin e pozitës së bashkësisë serbe të Malit të Zi”, kumtoi Qeveria në Podgoricë për televizionin Mali i Zi.
Në këtë rast, Markoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Qeveria e tij, fuqishëm do të përkushtohen në ruajtjen dhe avancimin e pozitës së bashkësisë serbe, por edhe “sjelljen e kujdesshme ndaj asaj që janë vota ose pakënaqësi dhe vërejtje të cilat vijnë nga bashkësia serbe”.
Markoviq, përkujton TVCG, ka thënë se me të dhe me Qeverinë serbe dëshiron hapur të bisedojnë për ato çështje, duke shtuar se për dialog të tillë nuk nevojiten ndërmjetësues, as platforma politike të ndonjë partie politike.
Reagimi i Qeverisë malazeze vjen prej se Vuçiq para dy ditëve në mënyrë ironike i’u falënderua Malit të Zi që mban llogari për interesat serbe pas prezencës së gjeneralit malazez në kremtimin e “Bura”-s në Knin.
Në pyetjen se si e komenton praninë e funksionarëve ushtarak malazez në Knin, Vuçiq tha se Markoviq vitin e kaluar në Beograd i ka premtuar se Mali i Zi do të mbajë llogari për interesat e Serbisë para datave të rëndësishme.
“Ju falënderoj miq se si mbani llogari për Serbinë dhe popullin serb dhe interesat tona”, theksoi në mënyrë ironike presidenti serb.