Prishtinë, 27 mars – Kryerësi i detyrës ministër i Financave të Kosovës Besnik Bislimi i propozoi qeverisë pako të masave urgjente fiskale, për mbështetjen e ndërmarrjeve të cilat pësojnë dëme nga epidemia e virusit Kovid-19, transmeton gazeta KOHA.
Bislimi në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se do të mbulohen shpenzimet e firmave të dëmtuara për paga të të punësuarve, në vlerë të pagës minimale prej 170 euro në dy muajt e ardhshëm dhe për këtë dedikim Qeveria do të ndajë 41 milionë euro.
Në periudhën e njëjtë, shfrytëzuesit e pensioneve më të ulëta prej 100 eurove, ndërsa të cilët nuk kanë të ardhura të tjera, do të ndihmohen me 30 euro shtesë, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbulohen 50 për qind nga kompensimi për hapësirat afariste të marra me qira, informoi ministri i Financave.
Ai deklaroi se masat e ndërmarra për mbrojtje nga koronavirusi kanë shkaktuar ngecje në prodhim dhe se ka rënie të aktivitetit ekonomik në tri kategori – te qytetarët, te komuniteti i biznesit dhe buxheti shtetit.(koha.mk)