Shkup, 11 korrik – Struktura negociuese për inkaudrim në Bashkimin Evropian është konfirmuar, ndërsa Qeveria po i shqyrton modalitetet në proces që në mënyrë aktive të kyçen edhe opozita edhe sektori joqeveritar.
Bartëse e negociatave do të jetë administrata, ndërsa Sekretariati për Çështje Evropiane transformohet në Sekretariat për negociata me BE-në. Mijëra njerëz pritet të përfshihen në procesin negociues, në grupet e punës do të kyçen njerëz nga disa institucione, ndërsa në momentin kur do të fillojnë negociatat e tërë administrata do të vihet në gjendje gatishmërie.
Pritjet e Qeverisë janë se Maqedonia e Veriut në tetor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Po punohet në mënyrë aktive me të gjitha vendet-anëtare, përfshirë edhe me ato të cilat shprehën skepticizëm për zgjerimin e mëtutjeshëm, me qëllim që në tetor përfundimisht t’i fillojmë negociatat.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe negociuesi kryesor teknik, Bojan Mariçiq dje në brifing me gazetarë e sqaruan strukturën e negociatave me Unionin.
Vetë procesi negociues ka disa faza – E para është skriningu sqarues, i cili zakonisht fillon prej ditës së fillimit të negociatave, ndërsa në vend tashmë po zgjatë një vit, E dyta është i a.q. skrining bilateral, ndërsa e fundit është hapja e negociatave.
“Kjo do të thotë se edhe përkundër të gjitha dilemave dhe pritjeve se në qershor 2018 ne nuk filluam negociata, por ne disa muaj më vonë e filluam. Kështu që prej qershorit të vitit 2018 deri sot, ne nuk humbëm asnjë ditë në procesin negociues, sepse duhet të kalohet periudha e skriningut sqarues”, tha Osmani. Në skriningun sqarues deri më tani kanë kaluar dy të tretat e kapitujve, transmeton Koha.mk
Trup ombrellë është Trupi koordinues i cili funksionon në kuadër të Qeverisë. Ai takohet para konferencës ndërqeveritare. Trupi i dytë është delegacioni shtetëror, i cili është bartës i negociatave, ai i prezanton pozicionet negociuese që i konfirmon Qeveria në propozim të Trupit koordinues dhe i prezanton në vetë konferencën ndërqeveritare. Këtu është edhe Grupi i punës për negociata, ai është “kënmbësoria” që do t’i udh[hezë negociatat në nivel teknik dhe do ta kryesojë negociuesi kryesor teknik. Është prëfshirë edhe Sekretariati i grupit negociues – e ai është SÇE, që prej pardje u transformua në Sekretariat për negociata dhe do të jetë në shërbim të Grupit të punës, të delegacionit shtetëror, të Trupit koordinues”, tha osmani. Zyra e negociuesit kryesor teknik do të jetë në shërbim të Grupit të punës dhe do të ketë dy sektorë – njërin në Shkup, ndërsa tjetri në Bruksel.
“Faktor shumë i rëndësishëm do të jenë edhe organizatat joqeveritare. Ende po shqyrtohet modeli i përfshirjes së tyre, nëse do të jenë brenda në procesin në grupet e punës apo jashtë procesit ku do të mund ta mbikëqyrin procesin. Edhe tek ato ekziston dilema nëse të jenë brenda apo jashtë”, tha Osmani.
Lidhur me opozitës, sqaroi se do t’i ofrohen pozita të rëndësishme në strukturën negociuese, sepse, siç tha, ky proces nuk është i Qeverisë dhe nuk mund të mbahet në ekskluzivitet dhe me rëndësi është të gjithë faktorët të përfshihen që në fillim të vetë konceptit.
Negociuesi kryesor teknik, Bojan Mariçiq tha se në momentin kur do të sillen vendimet për fillim të negociatave menjëherë do të duhet të fillohet komunikimi formal, edhe pse edhe tani ka përmes skriningjeve sqaruese, duhet të përgatitet edhe korniza negociuese për kapitujt 23 dhe 34 dhe fillim formal dhe përgatitje të konferencës ndërqeveritare.
Qeveria është në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet-anëtare deri në vendimin në tetor me qëllim që të mënjanohet edhe doza e fundit e skepticizmit lidhur me përfitimin nga zgjerimi dhe rëndësinë e tij për stabilitetin e rajonit dhe mbarë Evropës.
Presidenti Stevo Pendarovski dje në intervistë për televizionin N1 theksoi se është i vetëdijshëm se Bashkimi Evropian merret vetëm me veten, por se ai duhet të dijë se ne në Ballkan jemi 30 vite në tranzicion dhe duhet të shohim dritë në fund të tunelit. Ai ka pritje se Maqedonia e Veriut në vjeshtë do t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE.
“Objektivisht të gjithë ne në Maqedoninë e Veriut jemi pak të zhgënjyer nga ajo folje e dyfishtë nga ana e BE-së si tërësi. Vitin e kaluar në Sofje, në Samit, ne patëm formulim të pastër, si kristali, se RMV dhe Shqipëria do të fillojnë negociata, përkatësisht do të marrin datë për negociata në qershor të vitit 2019. Kjo nuk ndodhi, ne jemi bindur nga zyrtarët më të lartë gjermanë se kjo është vetëm shtyrje teknike e procesit dhe ne e pranuam këtë. Do të presim vendimin e shtatorit të Bundestagut gjerman dhe të tetorit të mbarë BE-së. Megjithatë, e parashtrojmë pyetjen – çka nëse ndërkohë ndonjë Parlament tjetër, njejtë , për shkaqe teknike, e zvarritë procesin, sepse atje keni vendosje në parim të konsensusit. Një shtet mjafton të thotë jo dhe ne kemi shtyrje të sërishme”, thotë presidenti Pendarovski. (koha.mk)