Qeveria e dënoi sulmin ndaj gazetarëve, kërkon reagim urgjent nga institucionet për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve

Shkup, 14 nëntor – Qeveria sot përmes një kumtese më ashpër e dënoi sulmin ndaj gazetarëve që natën e kaluar ka ndodhur në Shkup, dhe këto incidente i vlerësoi si të papranueshme dhe të palejueshme, njofton KOHA.

“Duke u nisur nga nga qëndrimi i tij i deklaruar për zero tolerancë për ç’farëdo lloj sulme, kërcënime, shantazhe dhe presione, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregon se çdo sulm ndaj përfaqësuesve mediatik, fizik ose verbal, duhet më ashpër të dënohet dhe sanksionohet, dhe në atë drejtim u bën thirrje institucioneve urgjentisht t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme të zbulohen dhe ndëshkohen autorët”, citohet në kumtesë.

Njëherit, nga Qeveria apelojnë institucionet kompetente si dhe sektori qytetar, të alarmojnë dhe veprojnë për çdo sulm ose kërcënim kundër punonjësve mediatik.

“Në këtë rast përveç asaj që e bën Qeveria në lidhje me sigurimin e kushteve demokratike për respektimin e lirive, edhe njëherë apelojmë dhe të gjitha palët e prekura, prokuroria dhe gjykatat, si dhe organizatat nga sektori qytetar, të alarmojnë dhe veprojnë për çdo sulm ose kërcënim kundër punonjësve mediatik. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sikur edhe deri tani, do të mundohet të gjitha pengesat e regjistruara të punës dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik të jenë institucionalisht të pastruara”, qëndron në kumtesë.

Siç kumtoi MPB, gazetarët Lupço Cvetanovski dhe Dejan Andonoviq mbrëmë ishin sulmuar nga një grup i personave të moshës rreth 20 vjet në afërsi të një objekti hotelierik në rr, “Esperanto”, në Shkup. MPB ndërmerr masa intensive për zbardhje urgjente dhe të tërësishme të ngjarjes. (koha.mk)