Shkup, 9 shkurt – Në drejtim të angazhimit për të eliminuar të gjitha rreziqet në Liqenin e Ohrit dhe rajonin e Ohrit, Qeveria në seancën e sotme të 44-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me Projektin e sistemeve të kolektorëve nga Radozhda deri në Kalishtë – Strugë dhe e angazhoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave (MF) të sigurojnë fonde dhe të kyçin këtë projekt si prioritar për vitin 2021 – 2022.
Siç informon shërbimi qeveritar për media, Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Informacionit për lidhjen e një Memorandumi mirëkuptimi midis Qeverisë së Republikës së Serbisë, Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë të Veriut për bashkëpunim për të përmirësuar importin dhe transitin e mallrave dhe Marrëveshjen për bashkëpunim për mbrojtjen dhe shpëtimin nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe autorizoi Kryeministrin të nënshkruajë memorandumin dhe marrëveshjen.
Në këtë seancë, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e shqyrtoi dhe pranoi Raportin mbi negociatat e përfunduara për lidhjen e një Marrëveshjeje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë të Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për të inkurajuar dhe mbrojtur investimet e ndërsjella dhe e përcaktoi ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut ta nënshkruaj këtë Marrëveshje.