Shkup, 21 maj – Partia që ka në dorë mandatin për formimin e Qeverisë – LSDM, bashkë me tre subjektet shqiptare, BDI, BESA dhe ASH, janë në vlugun e punëve dhe harmonizimin e qëndrimeve për dizajnimin e qeverisë së re reformatore, me zgjedhjen e së cilës përfundimisht vendi pritet të fillojë një etapë të re të stabilizimit, kthimit të besimit në institucionet vendit dhe kthimit të sigurt në kursin e integrimeve euro-atlantike, shkruan gazeta KOHA. Deri sa të premten dhe të shtunën LSDM pati takime Lëvizjen BESA dhe me BDI-në, pas konferencës që do të ketë të hënën(sot) për shtyp kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, mandatari Zoran Zaev do të takohet edhe me të. Siç flitet jozyrtarisht, ka gjasa që Qeveria e re të votohet deri në fund të këtij muaji, ku edhe do të pritet deri në fund të 20 ditëve sa ka në dispozicion mandatari Zoran Zaev. Kjo, për shkak të bisedimeve që mund të zgjasin mes LSDM-së dhe partive shqiptare për ndarjen kulaçit qeveritar… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)