Qeveria dorëzon propzimet e plotësimit të kabinetit në Kuvend

Shkup, 23 gusht – Janë dorëzuar në Kuvend emrat e ministrave dhe zv.ministrave të ri. Pas arkivimit të propozimeve nga ligjvënësi, ata duhet të procedohen dhe të vendosen në rend dite për t’u votuar në seancë plenare.

Në postin e zv.ministres së Arsimit është propozuar Elizabeta Naumovska, profesore e fizikës dhe në postin e zv.ministrit të Ekonomisë Kire Kolemishevskin, i diplomuar në Universitetin e Shën Kirillit dhe Metodit në Fakultetin e Drejtësisë. Në këtë post vjen nga Banka Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit. Ndër emrat e propozuar është edhe Nexhat Mehmedoviq si zv.ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ndërsa Alsat mëson se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për investime të huaja. Dehari është kuadër i BDI-së ndërsa në këtë post kalon pas shkarkimi të Zoran Shapuriq, ai është biznesmen dhe ligjërues në Universitetin e Tetovës.

Në qershor u bënë ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar me ndryshimin e disa ministrave. Posti i ministrit të Financave që atëherë ka qenë bosh.