Shkup, 2 maj – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 66-të do ta shqyrtojë Propozim vendimin për prëcaktimin e prioriteteve strategjike për vitin 2019.
“Zhvillimi i ekonomisë, rritja e punësimit produktiv dhe ngritja e standardit jetësor të qytetarëve, Republika e Maqedonisë – anëtare e NATO-s dhe BE-së, lufta e vendosshme dhe joselektive me krimin e organizuar dhe korrupsionin, përforcimi i sundimit të së drejtës, përmes zbatimit të paanshëm dhe jodiskriminues të ligjeve, ndërtimo i institucioneve të pavarura dhe sistemi funksional i vetëqeverisjes lokale, reformat në arsim dhe investimi në inovacione dhe teknologji informatike, reformat në jurisprudencë dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimi i shtetit qytetar dhe kohezini etnik, janë në rend dite të mbledhjes.
Me propozim të Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të shqyrtohen Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe Propozim ligji për agjencitë private për punësim.
Disa nga pikat e mbledhjes së 66-të janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për prodhime ndërtimore, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga Minsitria e Financave.
Në rend dite të mbledhjes së sotme janë edhe informatat për rrjedhën dhe progresin e aktivitetetve për realizimin e projektit për nisma për arritjen e marrëveshjeve bilaterale, memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në transportin ajror me autoritetet ajrore nga BE-ja dhe bota.
Si pika për informim, ministrat do ta shqrtojnë raportin për realizim të mjeteve nga programet për mbështetje financiare në bujqësi, zhvillimin rural dhe peshkatari me akuakulturë për vitin 2017.
Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shqyrtohen propozimet për hapje të konsullatave të nderit të Republikës së Maqedonisë në Turqi me seli në Edrene, dhe në Kazakistan, me seli në Amlati, me propozim vendim.
Para ministrave sot do të gjendet edhe Informata lidhur me aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara për shfrytëzimin e mundësive të Fondit të gjelbër klimatik për periudhën prej tetorit të vitit 2017 deri në mars të vitit 2018.