Shkup, 8 mars – Qeveria do të kërkojë mënyrë për t’i tërequr mërgimtarët të investojnë në Maqedoni. përveç që do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e parapara me Propozim-ligjin për mbështetje financiare në investime, planifikohet motivim shtesë i cili, si modalitet, do të futej ose në atë pjesë të ligjit ose në Planin për rritje ekonomike, tha sot minsitri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Po punojmë në atë, si të realizohet mbështetja edhe për qytetarët të cilët punojnë jashtë vendit. Dëshirojmë t’i motivojmë të kthehen në Maqedoni dhe këtu të hapin biznese”, deklaroi Bekteshi pas takimit me anëtaret e Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore (OEMVP).
Ai bëri thirrje që Kuvendi sa më parë ta miratojë ligjin për mbështetje të investimeve pasi që të martën do ta kalojë procedurën qeveritare. “Ligji mund të sillet me 61 vota, por u bëj thirrje të gjithë 120 deputetëve ta mbështesin”, theksoi ministri.
Buxheti i Minsitrisë së Ekonomisë, shtoi, është mbi 36 milionë denarë prej të cilave shumica janë alokuar në Fondin për inovacione me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve.
Afaristët i përshëndetën masat qeveritare për mbështetje dhe vlerësuan se janë planifikuar mjete të mjaftueshme nëse shpërndarja e tyre është e rregullt dhe adkeuate. Është shumë me rëndësi, siç deklaroi kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha, që procesi të jetë transparent, të formohet organ që do ta ndjekë realizimin e mbështetjes dhe të vendosen sanksione për parregullsitë e mundshme.
“Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është në interes të ekonomisë. Por, është kyçe që ligjet për këtë kategori të ndërmarrjeve edhe procedurat të jenë thjeshtë të zbatueshme, të mundësohet aplikim më i lehtë për mjetet sepse ndërmarrjet e vogla nuk kanë kapacitet, as përvojë në kërkesat për mbështetje në zhvillim”, theksoi Hoxha.
Posaçërisht foli për domosdoshmërinë e mbështetjes së ndërmarrjeve në mjediset rurale, si dhe të grave – sipërmarrëse.
Në atë kontekst, ministri Bekteshi informon se sot është publikuar konkursi për subvencionim të grave – sipërmarrëse.