Shkup, 25 shkurt – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot realizoi me me këshilltarin special të nominuar nga Qeveria e RF të Gjermanisë, Valter Def me të cilin ka biseduar për atë si të shfrytëzohen përvojat gjermane që të mundësohet zhvillim më i shpejtë ekonomik.
Të dy bashkëbiseduesit, siç informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, kanë biseduar për prioritetet strategjike të Qeverisë në pjesën e ekonomisë dhe si të sigurohen parakushtet kyçe për rritje ekonomike më të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
“Postulatet kyçe në këtë drejtim janë sundimi i së drejtës, realizimi i projekteve infrastrukturore për ndërlidhje më të mirë me fqinjët, me këtë edhe rritje të bashkëpunimit ekonomik rajonal, me të cilat do të kënaqen nevojat e tregut të punës në vend”, thonë nga kabineti i zëvendëskryeministrit.
Në takimin e sotëm të parë, Angjushev ka theksuar se ndarja e përvojave për fondet evropiane do të jetë me rëndësi të madhe dhe do të kontribuojë për shfrytëzimin e këtyre fondeve për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe përmirësim të standardit të jetesës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Valter Defa është përfaqësues shumëvjeçar i RF të Gjermanisë në Komisionin Evropian ku ka kryer më shumë detyra. Mes tjerash ka qenë edhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Rajonale, ndërsa e ka kryesuar edhe Drejtorinë e Përgjithshme për tatime dhe Dogana në Komisionin Evropian.