Shkup, 31 tetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të mund t’i ndihmojë konviktet e nxënësve nëse shfaqen situata të paparashikueshme të cilat do t’ua rrisin shpenzimet për punën rrjedhëse.
Kjo është mundësuar me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për standarde të nxënësve të cilat i miratoi Qeveria në seancën e djeshme me të cilat jepet mundësia që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të ndajë mjete për konviktet publike të nxënësve, gjegjësisht shkollat e mesme publike në rast se iu rriten shpenzimet për punën rrjedhëse.
“Bëhet fjalë për mjete të dedikuara për shpenzime për ngrohje, energji elektrike, ujë dhe të ngjashme për nevojat e konvikteve të nxënësve në rast se ndodhin situata të paparashikueshme të cilat i rrisin shpenzimet, ndërsa nuk mund të parashikohen dhe planifikohen në Buxhet. Me ndryshimet Qeveria hap mundësi që t’iu dalë në ndihmë nevojave të nxënësve në konviktet e nxënësve në të cilat janë strehuar mbi 2.000 nxënës, ndërsa të cilat gjenden në gjendje të keqe financiare”, tha zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.