Shkup, 13 mars – Ligji për mbështetje financiare të investimeve sot duhet të kalojë në seancën e Qeverisë dhe më pas do të vendoset në procedurë kuvendore.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, paratë do t’i marrin në bazë të rregullores përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, por Fondi nuk do të vendos vetë se kujt do t’i paguajë, por së bashku me përfaqësuesit e shumë institucioneve. Kompanitë e tjera do t’i marrin përmes Qeverisë dhe Agjencisë për punësim, ndërsa do t’i caktojë komisioni i përzier nga profesionistët, i cili do ta bëjë vlerësimin e parë sipas rregullores së qartë. Nëse ka vërejtje në vlerësim, do të ekzistojë komision i shkallës së dytë në Qeveri i përbërë nga shtatë deri në tetë anëtarë. Vendimin përfundimtar për pagesën do ta sjellë Qeveria.
Për ndihmë shtetërore, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, kompanitë të cilat kanë treguar rezultate në vitin 2017 së shpejti do të mund të aplikojnë në pajtim me Planin për rritje ekonomike dhe gjatë verës t’i marrin mjetet.
Konkursi i parë për shtyllën e tretë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, theksoi, do të shpallet gjatë muajit dhe në të do të duhet të konkurrohet, ndërsa kompanitë për subvencionim nga dy shtyllat e para do të mund të aplikojnë gjatë prillit, ndërsa dokumentet do të duhet t’i dorëzojnë në Agjencinë për ZZHTI ose në Agjencinë për Investime të Huaja.
Mbështetje do të marrin vetëm ata të cilët kanë treguar rezultate dhe në atë mënyrë do të inkurajohen për të treguar rezultate më të mëdha.
Në seancën e sotme qeveritare sipas paralajmërimit do të shqyrtohet e dhe situata dhe avancimi me integrimin në BE, në NATO, shfrytëzimin e Fondeve dhe Marrëveshjes së Ohrit.
Qeveria do të debatojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjykatat.
Mes pikave tjera është edhe informacioni për dhënie të harmonizimit për konvertim të përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për përpunimin e Dokumentacionit planor urbanistik shtetëror për ndërtimin e vendkalimit kufitar të përbashkët hekurudhor me përmbajtje shoqëruese Tabanoc, midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë KO Tabanoc, komuna e Kumanovës, me Propozim-vendim, si dhe informacione për avancimin e realizimit të aktiviteteve për ndërtimin e marinës dhe vendosjes së porteve për kalim në Liqenin e Ohrit.