Qeveria do të brifojë për zhvillimin e reformave nga Plani 18

Shkup, 6 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaspovski, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot do të brifojnë për zbatimin e Planit reformues 18.

Në brifingun në Qeveri do të japin kthesë në zhvillimin e reformave sipas fazave të Planit 18, sektori dominues i së cilës është jurisprudenca.

Plani 18 fokusohet në shtyllat themelore të Planit paraardhës Plani 3-6-9, ku përveç jurisprudencës janë edhe reformat në administratën publike dhe shërbimet e sigurisë, por është i orientuar edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rolin e mediave, lirinë e shprehjes, rolin e shoqërisë civile, luftën kundër emigracionit ilegal.

Me planin 3-6-9 është bërë kornizë, janë sjellë strategjitë që duhet ta reformojnë sistemin, ndërsa me Planin e ri 18 vazhdon miratimi i ligjeve, por në të janë përmbajtur të gjitha rekomandimet nga raporti i KE-së. Plani nuk fokusohet vetëm në kriteret politike, por edhe në ato ekonomike.

Plani 18 është proces reformues që duhet ta mbulojë periudhën nga përfundimi i planit 3-6-9 deri te raporti i ardhshëm i KE-së për progresin e Maqedonisë.