Shkup, 10 prill – Në rend dite të seancës së sotme, Qeveria do ta shqyrtojë informacionin në lidhje me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim midis Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës së Republikës së Bullgarisë për bashkimin e një ditë përpara të tregjeve të energjisë elektrike.
“Një prej qëllimeve të kësaj iniciative është që vendi ynë të përfshihet në tregun e brendshëm të energjisë elektrike në Evropën Juglindore, me qëllim që pjesëmarrësve të tregut t’u ofrohen mundësi të reja afariste dhe tregti kufitare për arritje të efikasitetit, çmime konkrete dhe standarde më të larta për shërbime”, theksohet në kumtesën e shërbimit për media të Qeverisë.
Në këtë seancë qeveritare duhet ta shqyrtojë edhe informacionin për veprim sipas fjalimeve dhe rekomandimeve të Avokatit të popullit të drejtuara deri tek Qeveria, organet e drejtorisë shtetërore, organeve dhe organizatave tjera që kanë autorizime publike, në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2017.
Ministrat në Qeveri në seancë do të deklarohen edhe për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punësim të personave me invaliditet.
Në propozim të Ministrisë së Financave në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për formimin e Komisionit për ndjekjen e zhvillimit të sistemit për financim të komunave.
Në këtë seancë, Qeveria pritet ta japë mendimin e saj për propozimet për ndryshime dhe plotësime të vendimeve ligjore për zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe për Ligjin për shëndetin e bimëve, të cilat vijnë si propozime nga Kuvendi i RM-së, i cili nga kjo seancë pret edhe mendim nga Qeveria për raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2017.
Nga raportet vjetore në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor për punën e Drejtorisë për zbulimin financiar në vitin 2017.
Në seancën e sotme të 63-të, e cila pritet të fillojë në mesditë, do të shqyrtohen edhe shumë pika tjera në rend dite në interes të qytetarëve dhe nga programi për punën e Qeveris[, theksojnë nga Shërbimi qeveritar për media. f