Propozim vendimi për dhënien pëlqim Marrëveshjes për ndryshimin e statusit për bashkimin mes Ndërmarrjes Publike “Sistemi kolektorëve Shkup” dhe “MJP PROAKVA Strugë” është në rend dite të seancës së sotme të 161 të Qeverisë.
Në propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në seancë do të shqyrtohet Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, ndërsa anëtarët e Kabinetit qeveritar do të prononcohen edhe për informacionin për progresin e implementimin e Propozimit të ri strategjik të mbrojtjes 2018, në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në rend dite të seancës së sotme janë edhe informacioni për nevojën për blerjen dhe instalimin e pajisjeve mjekësore, inventarëve mjekësor dhje jomjekësor për nevojat e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë Veriore, si dhe informacionin për statusin e realizimit të programeve për bashkëpunim ndërkufitar dhe transnacional të cilat po zbatohen në kuadër të Instrumentit për ndihmë inkuadruese për periudhën janar-qershor të vitit 2019, që do ta prezantojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.