Qeveria do ta informojë opinionin për rëndësinë e Marrëveshjes me Greqinë dhe referendumin

6

Qeveria nesër në seancë do të debatojë dhe do të sjellë vendim për mënyrën me të cilën do t’i informojë opinionin dhe qytetarët për rëndësinë e referendumit vijues dhe rëndësinë që për ardhmërinë e vendit e ka Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev pas panelit kushtuar 17-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes të Ohrit duke theksuar se Qeveria që të ndërmarrë masa me qëllim që të gjithë qytetarët në vend të stimulohen ta lexojnë Marrëveshjen dhe të informohen se çfarë në të vërtetë përmban ai.

“Përmes fushatës do të përpiqemi që Marrëveshjen me Greqinë ta afrojmë deri te të gjithë qytetarët. Apeloj deri te të gjithë që të shohin se tërë ajo që ishte problematike për identitetin tonë është zgjidhur plotësisht. Është garantuar identiteti maqedonas, gjuha maqedonase, i përkthyer në të gjithë gjuhët. Kjo është luftë historike shekullore edhe e të parëve tanë”, tha Zaev.

Ai shtoi se Qeveria dhe shteti kanë të drejtë të plotë që t’i informojnë opinionin dhe qytetarët para se ata ta sjellin këtë vendim historik.

Kryeministri theksoi se fushata në mënyrë plotësuese do të hapet edhe pse në pajtim me Ligjin për referendum ajo fillon me vendimin e Kuvendit për shpalljen e referendumit.

Comments are closed.