Shkup, 19 korrik – Në fillim të vitit të ardhshëm, ueb faqet e Qeverisë dhe ministrive duhet të ridisejnohen dhe unifikohen në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe dhe interaktivitetit me qytetarët.
Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski sot paralajmëroi se në zbatimin e konceptit të ri, që është pjesë e reformave të administratës përmes digjitalizimit së proceseve, do të shfrytëzohen përvojat nga Serbia. Me memoradumin për bashkëpunim që Mançevski e ka nënshkruar me drejtorin e Zyres për teknologji informative dhe drejtoria elektronike në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Mihailo Jovanoviq, parashikohet këmbim i diturive dhe përvojave nga digjitalizimi i drejtorisë publike serbe në dy vitet e kaluara.
“Kolegët nga Serbia kanë vendosur mekanizëm konkret për komunikim me qytetarët, të cilët munden përmes ueb-faqes së Qeverisë të dërgojnë pyetje konkrete dhe ka afate konkrete ku duhet të marrin përgjigje nga institucioni adekuat”, deklaroi Mançevski, duke përmendur shembull për funksionalitetin e konceptit të quajtur “Ueb zgjidhje e vetme”.
Në këtë koncept, në disa muajt e fundit ka punuar një grup punues, i formuar nga përfaqësues të institucioneve, Këshillit kombëtar TIK, i udhëhequr nga Vllado Cvetkoviq nga Serbia, si dhe përfaqësues të nominuar nga Forumi digjital.
Siç shtoi ministri, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lehtë interaktive, qytetarët menjëherë mund të marrin përgjigje nga institucionet, ndërsa ka edhe statistikë publike të numrit të përgjigjeve dhe koha që ka qenë e nevojshme që të dorëzohen. Grupi ndërresor veçmë punon në konceptin, kjo është faza finale ku na duhen këto përvoja, gjatë vjeshtës do të fillojmë me furnizime publike dhe në fillim të vitit 2020 do të kemi ueb faqe tërësisht të disenjuara, tha Mançevski.
Jovanoviq, nga ana e tij, potencoi se Memorandumi për bashkëpunim në digjitalizimin është vazhdim i aktiviteteve në atë drejtim nga samitet digjitale për Ballkanin perëndimor, që u mbajtën në Shkup dhe Beograd.