Shkup, 25 korrik – Bisedimet mes Qeverisë dhe Bashkësisë së biznesit për pagë minimale ende nuk kanë përfunduar. Bashkësia e biznesit mbetet në qëndrimin se ajo artificialisht nuk duhet të imponohet, por kompanitë atë ta bëjnë vetvetiu, njofton Koha.mk
“Qëndrimi mbetet i njëjtë. Çdo tentim artificial i rritjes së pagës minimale për ne nuk është i mirë, pasi siç e dini sektori privat punon çdo ditë dhe është reale materia që ndryshon në baza ditore, javore dhe mujore. Duhet t’i ndjekim kushtet e tregut. Duhet të shohim se si ndryshon tregu. Duhet të krijojmë fytyra të cilët do t’i kënaqin nevojat dhe duhet të futen në ato vende pune. Këtë nuk mund ta bëjmë në mënyrë artificiale”, thekson kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska.
Ajo vlerëson se paga minimale është diçka që në mënyrë të natyrshme duhet të rritet.
“Kushtet e tregut i dini. Përballemi me mungesën e fuqisë punëtore kualifikuese veçmas të atyre të cilëve duhet t’u kushtohet kujdes dhe duhet të jetë një strategji më gjithëpërfshirëse veçmas në pjesën e arsimit dhe se si të gjenerojmë kuadro të tillë, jo vetëm nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë po ashtu edhe përmes rikualifikimit dhe parakualifikimit”, ka thënë Arsovska.
Ministrja për Investime të Huaja, Zorica Apostollska ka thënë se faza e bisedimeve është se sa do ishte paga minimale dhe kur do të precizohet ajo do të publikohet.
“Kjo është në fazën e bisedimeve dhe nuk do të mundja ta precizojë. Ajo bisedohet me Bashkësinë e biznesit dhe se harmonizimi do të publikohet”, ka thënë Apostollska e cila ka shtuar se Qeveria nuk tërhiqet nga ajo dhe se patjetër të vendosen disa korrniza.
“Ai është proces i përbashkët. Shteti duhet të krijojë kushtet për mbështetje, ndërsa kompanitë vetë të vlerësojnë se ku dhe cili instrument është më i mirë të mbajë të punësuar, përfshirë edhe rikualifikimin dhe parakualifikimin e të punësuarve të rinj”, ka thënë Apostollska. (koha.mk)