Kopenhagë, 14 gusht – Qeveria daneze mendon ta përforcojë kontrollin në kufirin me Suedinë pasi dy suedezë javën e kaluar kanë kryer sulm me bombë mbi një agjenci qeveritare në Kopenhagë, deklaroi sot kryeminsitrja daneze Mete Frederiksen.
“Do ta shqyrtojmë mundësinë që ta mbrojmë kufirin tonë me Suedinë në një mënyrë më të mirë dhe më të arsyeshme”, deklaroi kryeministrja në konferencën për shtyp në Kopenhagë, transmetojnë mediat britanike.
Paraprakisht sot policia daneze bëri të ditur se ka arrestuar një suedez 22 vjeçar dhe ka shpallë urdhër-arrest ndërkombëtar pas një suedezi tjetër 23 vjeçar.
Dyshimet janë se të dy qëndrojnë pas shpërthimit para zyrës së Agjencisë Tatimore Daneze në Kopenhagë, që ishte kryer javën e kaluar, ndërsa në të cilin një person ishte lënduar.