Ka qenë një ditë e rëndësishme dje në Itali për marrëveshjen e re qeverisëse 5 Yje- Lidhja.
Ashtu siç është në traditën politike të Lëvizjes 5 Yje, simpatizantët e militantët e saj janë thirrur të votojnë në platformën online të portalit të Partisë, mbi preferencën e tyre pro ose kundër këtij koalicioni të ri qeverisë.
Votimi i nisur më 9 të mëngjesit u mbyll në ora 18.00 të pasdites me një fluks rekord votash online, plot 79 634 votues të regjistruar në plataformën online.
Rezultati i votës konfirmoi 63 146 vota ose 79.3% pro koalicionit 5 Yje-PD, ndërsa 16 488 të tjerë ose 20.7% kanë votuar kundër.
Ditën e mërkurë, 4 shtator, pritet që Giuseppe Conte i ngrakuar me mandatin e dytë të tij si kryeministër, të dorëzojë tek Presidenti Sergio Mattarella listën e skuadrës së ekzekutivit të tij si dhe programin pragmatik të qeverisë së re 5 Yje-PD.