Sofje, 20 janar – Qeveria bullgare përballet me votim të besimit javën e ardhshme, pasi mijëra persona në dy muajt e kaluar mbetën pa ujë, që shkaktoi protesta në opinion, transmeton gazeta KOHA.
Propozimin, të cilin sot e ngriti partia kryesore opozitare e socialistëve, vjen dhjetë ditë pasi prokuroria e akuzoi ministrin e Mjedisit Jetësor, Neno Dimov se me qëllim kishte menaxhuar me krizën që ka lidhje me ujin në pjesën perëndimore të Bullgarisë, e cila filloi kah fundi i nëntorit dhe pritet që të zgjidhet. Ai në ndërkohë dha dorëheqje.
Kjo është përpjekja e katërt e Partisë Socialiste në 12 muajt e fundit që ta rrëzojë koalicionin qeveritar të kryeministrit Bojko Borisov, i cili sipas gjitha gjasave si edhe i kaluari nuk mund të ketë sukses, sepse Qeveria e qendrës së djathtë ka shumicë të vogël në Parlament.
“Ju apeloj të gjithëve të cilët dëshirojnë ndryshime …të bashkohemi sepse ka tema më të rëndësishme se ne, siç janë ajri i pastër, uji i pastër, ushqimi i pastër”.
Socialistët, të cilët kanë 79 vende në Parlamentin e përbërë prej 240 anëtarëve, thonë se kishin siguruar mbështetje nga partia pakicë etnike turke Lëvizja për të drejtat dhe liritë, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.
Prokurorët bëjnë të ditur se Dimov përballet me dënim prej tetë viteve nëse dënohet.(koha.mk)