Qeveria bullgare do të konsultohet me Komisionin Evropian për importin e vaksinës ruse kundër Kovid-19 “Sputnik V”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Vendimi i tillë erdhi pasi Partia Socialiste Bullgare e opozitës (BSP) i ofroi qeverisë në Sofje të fillojë bisedime urgjente për importin e vaksinës ruse, por projekti u refuzua si në kundërshtim me Ligjin për barnat në mjekësinë humane.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Bojko Penkon në fillim të sesionit të Komitetit Shëndetësor të Parlamentit Bullgar theksoi se është futur një procedurë e centralizuar evropiane për vaksinat. Ai e përshkroi propozimin e BSP si të pazbatueshëm.
BSP kujtoi se Polonia, Hungaria dhe Sllovakia importojnë vaksina që nuk janë miratuar nga Komisioni Evropian i Barnave (EMA).
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë për barna në Bullgari, Bogdan Kirilov, deklaroi se legjislacioni kombëtar i këtyre vendeve lejon produkt të paautorizuar për përdorim emergjent që nuk e lejon KE, për dallim nga legjislacioni Bullgar, i cili nuk lejon një zgjidhje të tillë.