Figurat opozitare britanike janë duke i bërë thirrje kryeministres Theresa May të njohë shtetin palestinez, meqë po përgatitet të presë homologun e saj izraelit Benjamin Netanyahu për të shënuar 100 vjetorin e Deklaratës së Balfour-it, raporton Anadolu Agency (AA). Emily Thornberry, sekretare e jashtme e partisë më të madhe opozitare, thotë se 100 vjetori i Deklaratës së Balfour-it mund të jetë një kohë e shkëlqyer për Britaninë e Madhe që të njohë zyrtarisht Palestinën.
“Mua më duket se ishte e drejtë të jesh një mik i vërtetë i të dyja palëve. Duhet të njihni shqetësimet legjitime të të dyja palëve”, tha Thornberry për AA. Ajo theksoi se “qeveria konservatore thotë se ata do të njohin shtetin palestinez, por nuk thonë se kur do ta bëjnë këtë”. “Dhe ne themi, bëjeni atë në 100 vjetorin e Deklaratës së Balfourit. Ne duhet ta njohim Palestinën. Nëse kjo qeveri nuk është e përgatitur për të njohur shtetin palestinez, qeveria e ardhshme do ta bëjë. E rëndësishme është që ne të përmbushim premtimin e plotë dhe ne kemi një rol në këtë. Ne kemi përgjegjësinë për të bërë gjithçka që mundemi për të siguruar që ka zgjidhje të duhur me dy shtete”, deklaroi Thornberry.
Sekretarja e Jashtme e opozitës më të madhe britanike nuk është e vetmja ligjvënëse që mendon se është koha për të njohur shtetin palestinez. Tom Brake, ligjvënës i Liberal Demokratëve për Carshalton dhe Wallington, thotë se palestinezët kanë të drejtën për një shtet aq sa izraelitët. Duke folur për AA, Brake thotë se njohja e shtetit palestinez “është gjëja e duhur për të bërë në këto rrethana. Siç thekson ai, palestinezët kanë të drejtën e një shteti në të njëjtën mënyrë si izraelitët që kanë të drejtën e një shteti. “Për momentin kam frikë se qeveria duket se e lidh me faktorë të tjerë në aspektin e përparimit në procesin e paqes, çështje që kanë të bëjnë me Hamasin, por ekziston një parim themelor dhe ai është se palestinezët kanë të drejtën e një shteti”, thotë Brake.
Sipas tij, kjo duhet të jetë pika fillestare dhe në mënyrë kolektive duhet të bëhet përpjekje që qeveria të pranojë shtetin palestinez. Duke theksuar se Dhoma e Përbashkët tashmë ka votuar për të njohur Palestinën, Brake tha: “Mund të jemi në gjendje të sigurojmë këtë, sepse qeveria nuk dominon një shumicë mjaft të madhe për të kundërshtuar një masë të tillë”. Brake tha se palestinezët ishin lënë në baltë dhe për ta “nuk ka asgjë për të festuar”. “Ne nuk kemi dorëzuar gjysmën e premtimeve që kemi bërë 100 vjet më parë. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta mbajmë vëmendjen në këtë, të përpiqemi të sigurohemi që ne përdorim lidhjen historike që duhet të japim për popullin palestinez 100 vjet pasi ne fillimisht thamë se do të donim”, deklaroi Brake.
NETANYAHU FILLON VIZITËN NË LONDËR
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të mërkurën arriti në Londër për të festuar 100 vjetorin e Deklaratës së Balfour-it. Pritet që ai të takohet me kryeministren Theresa May dhe Sekretarin e Jashtëm Boris Johnson para se të marrë pjesë në darkën e të enjtes. Ligjvënësit britanikë javën e kaluar i kërkuan qeverisë të nderojë të gjitha aspektet e Deklaratës së Balfour-it të vitit 1917, e cila 100 vjet më parë vendosi mbështetjen e Britanisë së Madhe për një atdhe hebre në Palestinë.
Një debat u zhvillua në Dhomën e Komuniteteve disa orë pasi May përsëriti se qeveria e saj do të shënonte 100 vjetorin “me krenari”. “Ne jemi krenar për rolin që luajtëm në shpalljen e shtetit të Izraelit dhe me siguri do të shënojmë 100 vjetorin me krenari. Unë jam gjithashtu e kënaqur me marrëdhëniet e mira tregtare dhe marrëdhëniet e tjera me Izraelin”, tha May në pyetjet e sesionit javor përpara ligjvënësve. “Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë që disa njerëz kanë për Deklaratën e Balfour-it dhe ne e pranojmë se ka më shumë punë për të bërë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj zgjidhjes së dy shteteve në lidhje me Izraelin dhe Palestinën”, shtoi ajo.
DEKLARATA E BALFOUR-it
Mbretëria e Bashkuar me Deklaratën e Balfour-it më 2 nëntor 1917 ishte shteti i parë i madh që mbështeste haptazi projektin, i cili parashikonte krijimin e një “atdheu” izraelit në territorin palestinez. Deklarata e shpallur me një letër të cilën Sekretari i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Arthur James Balfour, ia shkroi Lordit Walter Rothschild, njërit prej figurave të shquara të lëvizjes cioniste, shihet si momenti historik më i rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit izraelit. Në letrën me 67 fjalë, e cila në histori njihet si “Deklarata e Balfour-it”, krahas mbështetjes së dhënë për formimin e “atdheut” izraelit në territoret palestineze premtohej se do të sigurohet që të mos dëmtohen të drejat e popullit aktual në rajon.