Qeveria britanike njoftoi me shkrim presidenten e ardhshme të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, se nuk do të emërojë një anëtar britanik për ekipin e saj para zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Britaninë e Madhe.
Sipas burimeve europiane pranë Von der Leyen-it, presidentja në ardhje ka marrë këshillim juridik, sipas të cilit mungesa e komisionerit britanik nuk do të pengojë ekipin e saj të nisë nga funksionimi./AFP