Lideri i ndërruar i Katalonjës, Karles Puxhdemon ka kërkuar të mbajë sot konferencë shtypi në pres-qendrën ndërkombëtare në Bruksel, me të cilën udhëheq qeveria belge, por është refuzuar. Mediat belge theksojnë se Puxhdemon kërkoi hapësirë tjetër, prej nga do ta mbajë konferencën e shtypit. Sipas mediave, është e mundur që ai të publikojë se dorëzon lutje për azil politik në Belgjikë, ose se do ta udhëheqë “qeverinë katalanase në egzil në Bruksel”.
Paraprakisht, këshilltari separatist katalanas Aleiks Sari Kamargo paralajmëroi se Puxhdemon planifikon konferencë shtypi për sot, në të cilën do të “internacionalizohet përdorimi kontrovers” i Nenit 155 nga Kushtetuta spanjolle. Avokati belg, i angazhuar mbrëmë nga Puxhdemoni, saktësoi se tani për tani Spanja nuk ka dhënë urdhër për mbajtje dhe kthim të politikanit katalanas. Avokati belg Poll Bekert mbrëmë deklaroi se Puxhdemon ndodhet në Belgjikë dhe ai do t’i përfaqësojë interesat e tij.
“Puxhdemon nuk ka ardhur në Belgjikë që të kërkojë azil. për këtë ende nuk është vendosur”, theksoi Bekert. Ndërkohë, Qeveria spanjolle për sot në orën 18 caktoi takim të jashtëzakonshëm, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen e Madridit lidhur me largimin e papritur të Puxhdemonit nga vendit.