Shkup, 17 nëntor – Plotësim i vendeve vakante në Ministrinë pa Resor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe zëvendësministër për Arsimi apo do të ketë lëvizje në ministri mes partnerëve të koalicionit LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët, për këto dy opsione ende nuk asgjë zyrtare deri më tani, shkruan gazeta KOHA. Por në rrugë jozyrtare opsioni i dytë duke më i mundur me atë që Ministria e Shëndetësisë ti takojë ose BDI-së, ose LSDM-së, ndërkaq ASH të marrë një tjetër dikaster të rëndësishëm ministror, kjo sipas burimeve anonime partiake të partive në pushtet. Deri më tani pati vonesa që të plotësohen vendet vakante në Qeveri pas fitores së Ramiz Merkos në Strugë, ish-ministër pa Resor i caktuar për tërheqjen e investimeve të huaja, zgjedhjes së ish-ministrit të Shëndetësisë, Arbën Taravari, për kryetar të Gostivarit dhe zgjedhjes së ish-zëvendësministrit të Arsimit, Visar Ganiu për kryetar të Çairit. Se në fillim të javës së ardhshme mund të përfundohet gjithçka rreth qeverisë, flet dhe takimi që kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur mbrëmjen e së enjtes me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërkaq mbrëmjen e së premtes Zaev është pritur të takohet për së dyti me liderin e ASH-së, Ziadin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)