Kryeministri Zoran Zaev sot në ora 19 në qeveri do të takohet me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Në këtë takim pritet të bisedohet për zhvillimet aktuale në Maqedoni e sidomos negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. Një ditë më pare kreu i VMRO-së takoi liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të diskutuar për reformat e domosdoshme për integrimin euroatlantik të vendit.
Ahmeti pas takimit u shpreh se kishte marrë garanci nga Mickoski për reformat, por lideri i VMRO- së Mickovski u shpreh qartë se një proces i tillë do të mbështetet vetëm pas lirimit të deputetëve të partisë së tij që ndodhen në paraburgim për përfshirje në ngjarjet e dhunshme në Kuvend natën e 27 prillit të vitit të kaluar.