Barcelonës do t’i duhet të bëjë pa mbrojtësin e qendrës Samuel Umtiti të paktën për 3 javë. Kështu ka lajmëruar vetë klubi katalanas, duke sqaruar se mbrojtësi francez ka pësuar një lëndim në gju pas sfidës me Leganes në mesjavën e kaluar ç’ka solli edhe mungesën në takimin ndaj Athletic Bilbao në fundjavë. Fillimisht u raportua se mbrojtësi kampion bote kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë, aq sa mund të humbiste edhe gjithë sezonit, por klubi katalanas sqaroi se dëmtimi nuk është serioz dhe se për rreth 3 javë, Umtiti pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde.