Një tifoz i futbollit është fotografuar duke e hequr fanellën e tij të Tottenhamit me emrin e Sonit, duke e zbuluar më pas fanellën e Chelseat me emrin e Lampardit gjatë ndeshjes së djeshme, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Chelsea triumfoi 2:0 në derbin londinez të dielën falë dy golave të Willianit. Dhe duket sikur ky spektator deshi të jetë në radhët e ekipit fitues. “The Sun” ka zbuluar fotografitë e tifozit duke e hequr fanellën e Tottenhamit dhe duke e zbuluar atë të Chelseat.