Qese plastike në mungesë të maskave!

35

Disa mjekë në Indi kanë habitur botën me deklaratat e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se mjekët kanë thënë se qeset plastike mund të përdoren si maska mbrojtëse në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Mjekët në Indi shprehen se nëse ezaurohen mjetet mbrojtëse gjatë valës së dytë të COVID-19, ata do të përdorin qeset plastike për t’u mbrojtur.

Ata shpjegojnë se qeseve plastike do u bëjnë disa vrima dhe me to mund të marrësh frymë lirisht dhe të kryesh punën. Mjekët shtojnë se gjatë punës syzet nuk bëhen me avull, siç ka ndodhur më herët gjatë përdorimit të maskave të zakonshme. Edhe pse mund të tingëllojë si një sugjerim komik, ata theksojnë se në kohën kur bota po ballafaqohet me COVID-19 dhe mungesë të pajisjeve mbrojtëse, kjo alternativë është e duhura

Comments are closed.