Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Burime nga zyra e shtypit e Presidencës kanë bërë me dije se kreu i shtetit ka caktuar datën 18 qershor 2017. Në njoftimin e Presidencës saktësohet se, data në fjalë bie ditën e diel dhe se dekreti i Nishanit hyn në fuqi menjëherë.