Shkup, 16 prill- Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se nga 1 deri më 9 prill njëmbëdhjetë qytetarë janë sulmuar nga qentë endacak. Alarmante janë edhe të dhënat e MPB-së në të cilat thuhet se gjatë muajit të kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 32 raste të sulmeve të tilla.
Megjithatë nga MPB janë decid se nëse pronarët nuk dinë të kujdesen për qentë e tyre, do të ketë sanksione përkatëse. “Nëse pronarët i mbajnë qentë e tyre në vend publik pa maskë mbrojtëse do të sanksionohen sipas nenit 29 të ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga MPB.