Shkup, 15 janar – Në autostradën Tetovë – Shkup, mbrëmë në orën 20 dhe 20 e 45 minuta kanë ndodhur dy aksidente të shkaktuara nga qentë endacak, njofton KOHA.
Qentë endacak në mënyrë të pakontrolluar janë endur në autostradë dhe janë mbytur në vendngjarje nga vetura “Golf” me tabela regjistrimi nga Tetova e drejtuar nga Z.N (31) nga fshati Llarcë si dhe nga një tjetër veturë gjithashtu “Golf” me tabela regjistrimi nga Shkupi, e drejtuar nga T.A. (37) nga fshati Studeniçan.
Në dy aksidentet fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.